Vrasja e Liridona Ademajt: Aksion simbolik para nisjes së seancës ndaj Naim Murselit

08:09 | 03 Dhjetor 2023
vrasja-e-liridona-ademajt:-aksion-simbolik-para-nisjes-se-seances-ndaj-naim-murselit

Një aksion simbolik do të mbahet para nisjes së seancës gjyqësore ndaj Naim Murselit, dhe dy të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ky aksion do të organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe nis nga ora 09:30.

Liridona Ademaj, u vra mbrëmjen e 29 nëntorit.

I dyshuari kryesor për organizimin e këtij krimi makabër është burri i saj, Naim Murseli, i cili edhe e ka pranuar vepren.

Thuhet se ai i ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e saj.

Komento: