Zhvillime të papritura, Marcelo pritet t’i bashkohet gjigantit evropian në verë

15:24 | 23 Prill 2019

Marcelo ende nuk e ka të qartë nëse do të vazhdojë të qëndroj edhe për një sezonë të Real Madrid.

La Repubblica raporto se braziliani dëshiron të luajë edhe një herë në krah me Cristiano Ronaldon, përcjell ORAinfo.

Marcelo ka qenë prej kohësh i lidhur me një tlëvizje në Juventus, sidomos kur Realin e mori në menaxhim Santiago Solari.

Por sapo Zinedine Zidane u kthye në kampionët evropianë, situata u bë më e zymtë.

Zidane ka rikthyer Marcelon në ekipin e parë dhe duket se është i interesuar ta mbajë brazilianin në klub edhe sezonin e ardhshëm.

Fatkeqësisht për Juventusin, La Repubblica raporton se Marcelo ende e sheh Madridin si shtëpinë e tij, por nëse Madridi tregon gatishmëri për të dëgjuar ofertat e Juventusit për Marcelon gjatë verë, duket se Juventus do të kërkojë transferimin e tij me ngulm. /ORAinfo/

Komento: