Nuk deklarohen avokatët e të dyshuarve për vrasjen e Liridonës, njëri mbrohet në heshtje

10:40 | 03 Dhjetor 2023
nuk-deklarohen-avokatet-e-te-dyshuarve-per-vrasjen-e-liridones,-njeri-mbrohet-ne-heshtje

Avokatët Ahmet Gjinovci dhe Skënder Gojani e dy të dyshuarve, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt, s’janë deklaruar për media pas seancës së parë dëgjimore ku para gjykatës doli edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Gojani njoftoi vetëm që klienti i tij, Granit Plava, është mbrojtur në heshtje.

Ndërkaq, Naim Murseli i është shmangur mediave dhe ka hyrë në gjykatë nga një hyrje tjetër./T7

Komento: