Osmani bisedon me kryeministrin suedez, e informon për zhvillmet e fundit të sigurisë

21:19 | 03 Dhjetor 2023
osmani-bisedon-me-kryeministrin-suedez,-e-informon-per-zhvillmet-e-fundit-te-sigurise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson gjatë konferencës së “COP28”, të dielën.

Ajo ka thënë se me Kristersson ka folur për zhvillimet e fundit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Por thotë se ka biseduar edhe për ta çuar përpara integrimin evropian të Kosovës.

Gjatë #COP28, informova kryeministri suedez Ulf Kristersson për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajonin tonë.Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Suedinë për të çuar përpara integrimin evropian të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Komento: