Mbi 4 mijë euro shpenzoi për karburante të veturave kryeministri Kurti për 10 muaj

09:30 | 04 Dhjetor 2023
mbi-4-mije-euro-shpenzoi-per-karburante-te-veturave-kryeministri-kurti-per-10-muaj


4,198.96 euro janë shpenzuar për karburant të veturave nga Kryeministri Kurti.

Nga zyra e kryeministrit kanë treguar për Front Online edhe disa shpenzime të tjera që kapin vlerën prej 212 euro.

Por, se nuk kanë treguar se për çfarë janë bërë këto shpenzime.

Më 16 tetor kryeministri Kurti kishte udhëtuar për në Tiranë, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Ndërsa më 8 tetor Kurti udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar.

Më 22 shtator i pari i Qeverisë udhëtoi për në Zvicër.

Kryeministri Albin Kurti gjatë periudhës janar-tetor kishte pasur edhe udhëtime të tjera zyrtare jashtë vendit./Front Online

Komento: