Grabitje e armatosur në Vushtrri, Policia jep detaje

09:42 | 04 Dhjetor 2023
grabitje-e-armatosur-ne-vushtrri,-policia-jep-detaje

Një burrë ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar e nën kërcënimin e armës, e kanë sulmuar fizikisht atë dhe ia kanë marrë telefonin dhe kuletën.

“GRABITJE E ARMATOSUR – Vushtrri 03.12.2023 – 23:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar nën kërcënimin e armës e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin marr telefonin celular dhe kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe para të gatshme. Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori.”

Komento: