Sanches po largohet nga Bayerni, ja ku po transferohet

16:33 | 23 Prill 2019

Renato Sanches, dëshiron të largohet nga Bayern Munchen.

Mesfushori i Bayern Mynchen, Renato Sanches ka pranuar se dëshiron të largohet nga gjigantët e Bundesligës këtë verë, përcjell ORAinfo.

“Gjithkush e di se unë dua të luaj më shumë, pesë minuta nuk është e mjaftueshme për të luajtur, unë bëj çmos në çdo sesion trajnimi, trajneri e di këtë dhe shokët e ekipit tim.

“Gjithmonë duhet të jem gati. Unë do të bëj më të mirën për ato pesë minuta. Kam vetëbesim. Dhe unë jam duke luajtur mirë nëse kam mundësi ”

Kur u pyetën nëse ai dëshironte të largohej nga Bayerni, Sanches shtoi: “Unë mendoj kështu. Nëse një hua apo një shitje është më e mirë, ne do të shohim.”, ka thënë ai./ORAinfo/

Komento: