Kurti e ripohon përkushtimin e Kosovës ndaj Këshillit të Evropës

22:09 | 04 Dhjetor 2023
kurti-e-ripohon-perkushtimin-e-kosoves-ndaj-keshillit-te-evropes

Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai ka thënë se ka ripohuar përkushtimin e Kosovës ndaj Këshillit të Evropës.

“Duke siguruar sundimin e ligjit dhe të drejta të fuqishme për komunitetet joshumicë. Duke e dëshmuar këtë, vitin e ardhshëm ministria përgjegjëse për komunitetet joshumicë do të ketë rritjen e dytë më të madhe buxhetore nga çdo ministri”, ka thënë Kurti.

Komento: