A do ta votojnë LDK-ja dhe PDK-ja në Prishtinë faljen e tatimin në pronë? Flasin asamblistët e dy partive

11:24 | 05 Dhjetor 2023
a-do-ta-votojne-ldk-ja-dhe-pdk-ja-ne-prishtine-faljen-e-tatimin-ne-prone?-flasin-asamblistet-e-dy-partive

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim me 22 nëntor që komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.

Seancë e jashtëzakonshme është thirrur pikërisht për këtë çështje më 7 dhjetor në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Pika e vetme e rendit të ditës në këtë seancë është propozim-vendimi për falen e tatimit në pronë për pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023.

Se a do të votojë pro këtë vendimi Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike, për Front Online kanë folur asamblistët e këtyre partive.

Leutrim Retkoceri, nga radhët e PDK-së tha se ditët në vijim kjo parti do të dal me vendim.

Ai thotë se ende s’kanë mbajtur takim partia për tatimin në pronë.

“Ne si PDK nuk kemi majtë takim ende si grup këto dy ditë do ta mbajmë takimin dhe do të dalim me qëndrim. Se a do ta përkrahim a jo mbetët me diskutuar ditët në vazhdim”, Retkoceri për Front Online.

Vendim për ta votuar faljen e tatimin në pronë nuk kanë marr as LDK-ja.

Këtë e tregoi asamblisti i kësaj partie, Milazim Vitija

“Jemi në bisedime, s’kemi marr ende vendim të enjten do të merret”, tha shkurt Vitija.

Ndryshe, Komuna e Suharekës ka njoftuar se me shumicë votash është vendos që të falet tatimi në pronë për qytetarët. Edhe Skenderaj, Podujeva e Obiliqi njëjtë si Suhareka ka vendosur ta falë tatimin në pronë./Front Online/

 

Komento: