Aksioni i antidrogës në Pejë, policia jep detaje

15:31 | 07 Dhjetor 2023
aksioni-i-antidroges-ne-peje,-policia-jep-detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten janë bastisur dy objekte banimi të personit të dyshuar për ‘trafikim me narkotikë’ në nivel ndërkombëtar.

Siç thuhet në njoftim, në këtë operacion policor kanë qenë të angazhuara njësite të ndryshme policore, të cilat kanë kryer kontrolle në dy lokacione, banesë dhe shtëpi banimi të personit të dyshuar (P. D.), i cili me datën 22/11/2023 ishte arrestuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë si i dyshuar për vepra penale të trafikimit me narkotikë në nivel ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të potencuar, ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Komento: