Sveçla fton partitë të votojnë: Falja e tatimit në pronë mundëson lehtësimin për qytetarët

15:54 | 07 Dhjetor 2023
svecla-fton-partite-te-votojne:-falja-e-tatimit-ne-prone-mundeson-lehtesimin-per-qytetaret

Kuvendi Komanal i Prishtinës ka thirrur sot mbledhje të jashtëzakonshme për çështjen e faljes së tatimit në pronë.

Në mbledhje fjalën e ka marr asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla.

Ai ka bërë propozimin e faljes së tatimin në pronë në vlerën e 100 eurove.

“Kuvendi ka marr vendim për faljen e tatimit për 2023, falja vlen për të gjitha tatimpaguesit e vitit 2023, shuma jo më shumë se 100 euro, nëse tatimpaguesit kanë paguar faturën për 2023 shuma e falur llogaritet si paradhënie për vitin pasus, ky vendim hynë në fuqi 15 ditë pas dhe 7 ditë pas publikimit në gjuhën zyrtare në web faqen e komunës”, thotë ai.

Sveçla ka kërkuar nga partitë ta votojnë këtë propozim.

Ai thotë se ky është lehtësim për  qytetarët

“Me ndryshimin e  ligjit për tatimin në pronë është krijuar kjo mundësi për komunat sot dhe nesër është ky afat kjo është lehtësim për qytetarët tanë. Për interes të qytetarëve ju ftoj ta votoni këtë propozim”, tha Sveçla.

Komento: