Bislimi takon Spence, në fokus të diskutimit projektet e përbashkëta

15:56 | 07 Dhjetor 2023
bislimi-takon-spence,-ne-fokus-te-diskutimit-projektet-e-perbashketa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Iniciativat, programet e projektet e përbashkëta ishin në fokus të diskutimit. Spence përsëriti gatishmërinë e 17 agjencive të Kombeve të Bashkuara që janë të pranishme në Kosovë për t`i mbështetur synimet e Qeverisë së Kosovës, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Bëhet e ditur se ministri Bislimi foli rreth masave të ndërmarra nga Qeveria, të cilat targetojnë e kanë qëllim zvogëlimin dhe eliminimin e pabarazive në shoqëri, si dhe angazhimin e përkushtimin për thellim të bashkëpunimit.

Iniciativat, programet e projektet e përbashkëta ishin në fokus të diskutimit

Komento: