Aksident në Baicë të Istogut, dy të lënduar

16:08 | 07 Dhjetor 2023
aksident-ne-baice-te-istogut,-dy-te-lenduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Baicë të Istogut.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Sipas informacioneve që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi për Klankosova.tv

Komento: