
Wanda Nara ka përsëritur sot se bashkëshorti i saj, Mauro Icardi do të qëndrojë në Milano.
Duke folur me Verissimo kohët e fundit, kur ajo tha se Icardi do të jetë patjetër në Interin sezonin e ardhshëm, sot ajo shkoi edhe më tej, duke thënë se familja e saj është e lumtur dhe e vendosur në Milano, përcjell ORAinfo.

Icardi ka qenë subjekt i spekulimeve për të ardhmen e tij, që kur u hoq shiriti i kapitenit të Interit. Megjithatë, në javët e fundit duket se disa ura mes tij, Wanda dhe klubit janë ndrequr. /ORAinfo/