Kurti: Qeveria do të të subvencionojë 70% të pagës për viktimat e dhunës

19:51 | 07 Dhjetor 2023
kurti:-qeveria-do-te-te-subvencionoje-70%-te-pages-per-viktimat-e-dhunes

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një postimi në platformën X, ka bërë të ditur se Qeveria do të fillojë subvencionimin e 70% të pagës bruto për 6 muaj për të fuqizuar të mbijetuarit e dhunës.

Ky vendim i Qeverisë erdhi në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës.

“Të mbijetuarit dhe viktimat e dhunës me bazë gjinore shpesh janë të izoluara financiarisht, duke i bërë ato të prekshme ndaj abuzimeve të mëtejshme. Në ditën tonë të 13-të të aktivizmit kundër dhunës së tillë, qeveria jonë njoftoi se do të subvencionojë 70% të pagës bruto për 6 muaj për të fuqizuar të mbijetuarit përmes punësimit”, ka shkruar kryeministri.

Komento: