Statovci: Lëshimi i urdhër arrestit për Radoiçiqin nga Interpol, hapi i parë për masa ndaj Serbisë

19:57 | 07 Dhjetor 2023
statovci:-leshimi-i-urdher-arrestit-per-radoiciqin-nga-interpol,-hapi-i-pare-per-masa-ndaj-serbise

Deputetja nga Lista “Guxo”, Jeta Statovci ka thënë se me urdhër-arrestin e lëshuar nga Interpol për nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë janë duke u parë indicet e para për masa ndaj Serbisë.

Ajo në Tëvë 1 tha se aleatët e Kosovës e kanë të qartë situatën dhe janë duke e bërë gjykimin e duhur.

“Mendojë që aleatët tanë, parimisht SHBA e kanë shumë të qartë situatën dhe janë duke e bërë gjykimin e tyre, si në aspektin e sigurisë si në aspektin politike në kuadër të hapave të mëtutjeshëm. Aktualisht ne po shohim që institucione të caktuara janë duke i marrë hapat e parë sikurse që ishte urdhër-arresti nga ana e Interpol për Radoiçiqin dhe diku 11 anëtarë të tjerë. Shohim indicet e para dhe për këtë jemi në koordinim të vazhdueshëm, të shohim se si do të ec tutje”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, sot organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi urdhër-arrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

Komento: