Ambasadorja izraelite në Kosovë uron Festën e Hanukës, lutet për pengjet e marra nga Hamasi

20:53 | 07 Dhjetor 2023
ambasadorja-izraelite-ne-kosove-uron-festen-e-hanukes,-lutet-per-pengjet-e-marra-nga-hamasi

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, i ka uruar të gjithë besimtarët hebrejë me rastin e Festës së Hanukës, e njohur edhe si Festa e Dritave.

Ziv me rastin e Festës së Dritave u lut edhe për pengjet izraelite që janë marrë nga Hamasi gjatë konfliktit.

“Ndërsa ndezim qiriun e parë sonte, lutemi për kthimin e pengjeve tona dhe sigurinë e burrave dhe grave tona në uniformë”, shkroi Ziv.

Kujtojmë se konflikti mes Hamasit dhe Izraelit ka rifilluar pas një armëpushimi 7-ditor.

Komento: