PSG e nxjerr në shitje yllin, Manchester me ofertë të ‘çmendur’

21:18 | 23 Prill 2019

Kontrata e Munier me skuadrën e PSG-së skadon pas një viti.

Nga kampionët e saposhpallur të Francës mund të largohet në merkaton e verës mbrojtësi 27-vjeçar belg Thomas Munier.

Lajmin e konfirmoi e përditshmja britanike “The Indipendent”, sipas së cilës belgu do të transferohet në Premier League. Skuadra që e kërkon është Manchester United.

Kontrata e Munier me skuadrën e PSG-së skadon pas një viti, por klubi nuk ka ndërmend t’ia rinovojë atë. Ndaj klubi parizien ka vendosur që ta lërë të lirë lojtarin të largohet, me “djajtë” që kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e lojtarit, transmeton telesport.

Munier ndodhet te PSG-ja që prej vitit 2016 dhe në këto 3 vite ai është aktivizuar vetëm në 64 ndeshje, duke realizuar edhe 8 gola. United është gati të investojë te lojtari, ndërkohë që PSG do ta largojë këtë verë, për të evituar një transferim me koston zero pas një viti.

Komento: