Ndeshja e dytë e gjysmë-finales së Coppa Italia luhet sonte në San Siro, me Milanin që pret Lazio në një përplasje të rëndësishme.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 në Stadio Olimpico në Romë dhe të dyja skuadrat do të japin maksimumin në këtë mbrëmbje për t’u kualifikuar në finale të kësaj kupe..
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, sipas asaj që është sugjeruar nga Sky Sport, do të eksperimentojë sonte me formacionin e tij me tre mbrojtësa, Musacchion, Caldaran dhe Romagnolin.
Formacioni i mundshëm i Milanit:
Reina; Musacchio, Caldara, Romagnoli; Calabria, Kessie, Bakayoko, Laxalt; Suso, Piatek, Castillejo. /ORAinfo/