
Duket se skuadra e Manchester Unitedit po bëhet gati për një super-transferim.
Manchester United do t’i bëjë disa transferime në afatin kalimtar të kësaj vere.
‘Djajtë e Kuq’ janë shumë afër ta transferojnë Thomas Meunierin nga PSG.
Mbrojtësi belg është i hapur që të transferohet te Manchester United, gjersa kontrata e tij skadon në vitin 2020.
Meunier ka bërë të ditur se ëndrra e tij është që të luajë në Premierligë, ndërsa parisienët i duan 30 milionë euro nga shitja e tij.