Ish-Kryenegociatori Arifi: Kurti është në proces të arritjes së marrëveshjes për normalizim, jo asaj përfundimtare

17:00 | 15 Dhjetor 2023
ish-kryenegociatori-arifi:-kurti-eshte-ne-proces-te-arritjes-se-marreveshjes-per-normalizim,-jo-asaj-perfundimtare


Një propozim i ri, ku në të përfshihet edhe drafti për Asociacionin u është dorëzuar palëve në Prishtinë dhe Beograd në tetor nga një delegacion i përbashkët i Shteteve të Bashkuara, BE-së, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

Atë propozim, Bashkimi Evropian e konsideron si “plan modern evropian” dhe ka insistuar që palët ta pranojnë.

Draft Statutin për Asociacionin e kanë pranuar dhe partitë opozitare.

Kopje të atij drafti kanë qarkulluar në media, por zyrtarisht vazhdon të mos jetë e qasshme për publikun.

Nëse është pikërisht kryeministri Albin Kurti, ai që do të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, Front Online ka pyetur ish-kryenegociatorin, Avni Arifi.

Ai në një përgjigje për Front Online ka thënë shkurtimisht që nuk e ka iniciuar ende askush për të arritur verdikt përfundimtar mes dy palëve.

“Kurti është në proces të arritjes së marrëveshjes për normalizim dhe askush nuk po e quan marrëveshje përfundimtare, as Kurti. Nuk po shoh që dikush ka iniciuar proces të tillë”, u shpreh ai për Front Online.

Ndryshe, Marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, është ajo për energjinë që parasheh që qytetarët në veri të Kosovës të paguajnë për rrymën e shpenzuar nga vjeshta e vitit 2022.

Komento: