Çmimi i miellit pëson ulje, por a ka rezerva të mjaftueshme? Flet kryetari i Mullisëve

11:19 | 16 Dhjetor 2023
cmimi-i-miellit-peson-ulje,-por-a-ka-rezerva-te-mjaftueshme?-flet-kryetari-i-mulliseve

Çmimet e produkteve esenciale në Kosovë kanë shënuar ngritje.

ASK-ja e ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë muajit nëntor ku ka dalë të jetë më i lartë në një mesatare prej 2.9%, krahasuar me periudhën nëntor 2022.

Krahas çmimeve të rritura të produkteve ushqimore, çmimi i miellit ka pësuar ulje.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online kryetari i Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu.

Ai tha se ka rënie të çmimit të miellit.

Sipas tij, krahasuar çmimet me muajin dhjetor të vitit 2022 momentalisht çmimet kanë rënë 70-80%.

“Çmimet tani janë stabile, kemi pasur ulje të çmimit. Duke e krahasuar çmimin me periudhën e njëjtë me vitin e kaluar jemi 70-80% më lirë me çmimet”, u shpreh Zejnullahu.

Zejnullahu tregoi se nuk do të ketë shtrenjtim të miellit.

“Tani një kilogram miell kushton prej 32 deri 35 cent. Nuk do të rritën çmimet e miellit dhe as grurit momentalisht se nuk ka diçka që mund ta stabilizoj tregun”, tha ai për Front Online.

Ai tha se ka sasi të mjaftueshme të grurit, nuk ka mungesë aspak.

“Sasi të mjaftueshme ka të grurit e miellit. BERZA evropiane tregon stabilitet”, tregoi Zejnullahu.

Ndryshe, Kuvendi ka miratuar më 27 tetor 2022 Projektligjin për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg./Front Online

Komento: