
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen për vjedhje dhe vjedhje të rënda.
Njëri dyshohet për dy vjedhje dhe një vjedhje të rëndë.
Rastet janë raportuar gjatë javës së kaluar dhe kanë ndodhë në tri lokacione të ndryshme, ku janë vjedhur mjete pune dhe një motor i veturës, në vlerë mbi 3 mijë euro.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosoëvs për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Personi i dyshuar F.V, mashkull 31 vjeç, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka
Ndërkohë, i dyshuari tjetër është një 48-vjeçar.