Rizavnolli takon Hylandin, e falënderon për ndihmën e ShBA-së në energji

13:16 | 16 Dhjetor 2023
rizavnolli-takon-hylandin,-e-falenderon-per-ndihmen-e-shba-se-ne-energji

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka zhvilluar një takim me Colleen Hyland, Drejtoreshë për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të ShBA-së.

Aty, sipas Rizvanollit, është diskutuar për tema të ndryshme të zhvillimit ekonomik si eksporti, tregu i punës, punësimi i grave, tërheqja e investimeve të huaja direkte, energjia e sektori i TIK-ut.

Ministrja tha se Hyland e njeh shumë mirë Kosovën pasi ka shërbyer si Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën Amerikane në Kosovë, e më parë edhe si Këshilltare për Politikë e Ekonomi.

“Andaj është kënaqësi të ndaj me të progresin e Kosovës gjatë këtyre viteve, për të cilin edhe ajo vetë ka kontribuar”, u shpreh Rizvanolli.

Ajo tha se gjatë diskutimit ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Qeverisë amerikane dhe agjensive si USAID e MCC “për rolin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të ekonomisë, e në veçanti atij të energjisë”./Front Online

Komento: