Përgatituni, po ndodh shkëmbimi i “çmendur”

15:32 | 24 Prill 2019

Interi po konsideron të bëjë një marrëveshje shkëmbimi me Paris Saint-Germain që do të përfshinte Mauro Icardi dhe Edinson Cavani, raporton Gazzetta dello Sport.

Nerazzurrët përballen me konkurrencë të ashpër nga Atletico Madrid, të cilët e kanë identifikuar sulmuesin e PSG-së si një objektiv kryesor për të zëvendësuar Antoine Griezmann ose Diego Costa nëse duhet të largohet në verë, përcjell ORAinfo.

Paketa e pagës së uruguaianit është gjithashtu një problem, pasi ai do të detyrohet të marrë një ulje pagash nëse kthehet në Itali, pasi ka pasur më parë sukses të madh me Napoli./ORAinfo/

Komento: