Lajm fantastik për Romën, po vjen trajneri që e kërkojnë të gjithë

17:39 | 24 Prill 2019

Antonio Conte ende është në dyshime rreth të ardhmes së tij.

Trajneri italian është pa skuadër që pas largimit nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar.

E ardhmja e tij është lidhur gjithmonë me Serie A, e në veçanti me Interin dhe Romën.

Madje këta të fundit kanë pasur kontakte intensive me ish trajnerin e Juventusit disa ditë më parë, raportojnë mediet në Itali, përcjell ‘lajmi’.

Këto media raportojnë se Conte po shqyrton seriozisht ofertën e Romës, dhe favor i madh konsiderohet kualifikimi i ‘Giallorosëve’ në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Roma do t’i ofrojë Contes kontratë tri vjeçare, me një shumë prej 9.5 milionë euro në sezon.

Komento: