Befason Zidane, kështu e arsyeton humbjen e luftës për titull në La Liga

19:07 | 24 Prill 2019

Barcelona është shumë afër të shpallet kampion në La Liga. I duhen vetëm edhe tri pikë ekipit nga katalonia që edhe zyrtarisht të shpallet ekipi me i mirë në Spanjë.

Mirëpo trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk është shfaqur shumë i shqetësura nëse Barcelona po shpallet sërish kampion në La Liga, përcjell ORAinfo.

Ai në një konferecë për media ka thënë se Real Madrid ka gjithsej 33 tituj në La Liga.

Ndonëse e ka pranuar se Barcelona është duke dominuar vitëve të fundit në Spanjë, ai ka pyetur se sa
tituj në La Liga i ka fituar gjithësej Barcelona.

“Ne kemi fituar La Ligën 33 herë, sa henë e kanë fitura Barcelona? Duhet ta pranojmë se në vitet e fundit Barcelona janë më mire, por në historinë tonë kemi më shumë tituj”, ka thënë Zidane. /ORAinfo/

Komento: