Grenell: Kurti është anti-amerikan, hodhi poshtë çdo ide të ofruar nga presidentët amerikanë

14:16 | 22 Dhjetor 2023
grenell:-kurti-eshte-anti-amerikan,-hodhi-poshte-cdo-ide-te-ofruar-nga-presidentet-amerikane

Ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është anti-amerikan, transmeton FrontOnline.

Në një postim në rrjetin social “X”, Grenell tregon se Kurti ka hedhur poshtë çdo ide të ofruar nga presidentët amerikanë, duke reaguar kështu ndaj deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm Petrit Selimi.

“Ai hodhi poshtë çdo ide që ofruan presidentët amerikanë (nga të dyja partitë politike).

Përderisa populli i Kosovës është sigurisht pro-amerikan, Kurti është dënuar nga BE, administrata Biden, NATO dhe pothuajse të gjitha organizatat ndërkombëtare për taktikat e tij”, tha Grenell.

Grenell i tha Selimit se ishte në dijeni dhe se problemi nuk ishte Kosova, por Kurti.

Ju e dini këtë: Problemi është Kurti, jo Kosova”, ka shkruar Grenell./FrontOnline/

Komento: