Policia e Kosovës i largon kamerat ilegale në fshatrat serbe të Gjilanit

14:43 | 22 Dhjetor 2023
policia-e-kosoves-i-largon-kamerat-ilegale-ne-fshatrat-serbe-te-gjilanit

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në Gjilan ka larguar kamerat ilegale në komunat me shumicë serbe në Komunën e Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Valon Osmani.

“Po në bashkëpunim me prokurorinë i kemi larguar. Ne e kemi zbatuar urdhërin”, tha ai për Front Online.

 

 

Komento: