Ky është parashikimi i moti për fundjavë

16:08 | 22 Dhjetor 2023
ky-eshte-parashikimi-i-moti-per-fundjave

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me shi.

Sipas IHMK-së, të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë ndërsa maksimalet e ditës parashihet të jenë mes 5 deri 8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërsa të dielën mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit./Front Online

Komento: