Milinkoviç-Saviç flet për transferimin të Milan

20:56 | 24 Prill 2019

Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkoviç-Savic ka folur rreth thashethemeve të fundit për largimin e tij nga Lazio.

Verën e kaluar, ylli serb ishte i lidhur me një lëvizje në Milan, ndërsa raportimet po vazhdojnë edhe tani se ai mund të largohet nga Lazio.

“E dija se do të kisha qëndruar këtu, kështu që nuk isha i shqetësuar në lidhje me thashethemet e transferimit, ata nuk më prekën. Unë jam i përqendruar vetëm te Lazio dhe në arritjen e objektivave të klubit, si kualifikimi për Ligën e Kampionëve, ne duam vendin e katërt”, tha ai për Goal, përcejll ORAinfo.

Kësisoj futbollisti i njohur e ka bërë të qartë se ai nuk do të largohet as këtë verë nga Lazio. /ORAinfo/

Komento: