Rashica ia terron Bayernit

22:35 | 24 Prill 2019

Milot Rashica asiston dhe shënon gol për dy minuta ndaj Bayernit.

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka vazhduar me formën e lartë te Werder Bremeni.

Ai për dy minuta ka asistuar dhe ka realizuar gol në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Bayernit.

Golat për Werderin erdhën në minutat 74 dhe 75. Pesë minuta më pas Bayerni ktheu epërsinë në 2 me 3 përmes Robert Lewandowskit.

Komento: