
Policia e Kosovës ka bastisur sot një objekt në Soçanicë afër Leposaviqit, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, transmeton FrontOnline.
Ai deklaroi se Policia e Kosovës së bashku me doganën, kanë bërë kontroll pas një informate se në depon e objektit komercial dyshohet se janë gjetur mallra të kontrabanduara.
Siç shtoi ai, biznesi është e regjistruar, por po monitorohet për mallra të dyshuara si të kontrabanduara./FrontOnline/