Ngritet aktakuzë ndaj një personi për rastin e Oliver Ivanoviqit

16:18 | 27 Dhjetor 2023
ngritet-aktakuze-ndaj-nje-personi-per-rastin-e-oliver-ivanoviqit

Është ngritur aktakuzë ndaj një personi, për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Kjo u bë e ditur nga Prokuroria Speciale.

M.M, akuzohet se ka kryer veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.

” i pandehuri si pjesë e grupit veprimet i ka ndërmarrë pas ndodhjes së vrasjes duke penguar procedurën penale dhe pas hetimit i njëjti ka përdorë dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtar të cilët kanë zhvilluar procedurë penale ndaj tij”, thuhet në njoftim.

Politikani serb Oliver Ivanoviq, u vra më 6 janar të vitit 2018-të.

Komento: