Ngasësi tejkalon shpejtësinë e lejuar, gjobitet me 300 euro

17:23 | 27 Dhjetor 2023
ngasesi-tejkalon-shpejtesine-e-lejuar,-gjobitet-me-300-euro

Policia në Viti në pikën e kontrolli të automjeteve në fshatin Sllatinë e Epërme kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h, duke vozitur me shpejtësinë 106 km/h.

Bëhet e ditur se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej 3 muaj./Front Online

gjobe

Komento: