Aliu: Aksi rrugor Prishtinë – Podujevë është vënë në rrugën e duhur

21:32 | 27 Dhjetor 2023
aliu:-aksi-rrugor-prishtine-–-podujeve-eshte-vene-ne-rrugen-e-duhur

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se po vijojnë punimet për Rrugën Prishtinë – Podujevë.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet.

“Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka thënë ministri Aliu.

Komento: