Kapiteni i Lazios befason pas fitores kundër Milanit

23:20 | 24 Prill 2019

Kapiteni i Lazios, Senad Lulic, foli me Rai Sport pas përfundimit të ndeshjes Milan-Lazio.

Ai ka thënë se Lzio me plotë meritë është kualifikuar në funalën e Kupës së Italisë.

“Ne e merituam këtë finale, kemi kualitet dhe e dinim se mund të shënonim në San Siro, ishim kompakt dhe të bashkuar, nëse gjithmonë luajmë kështu, atëherë ne mund t’i rrahim të gjithë. Sot kemi motivime të ndryshme, djemtë luajtën një lojë të madhe”, është shprehur ai.

Ndryshe, Milan është futur seriozisht në krizë, pasi që koëhn e fundit nuk po arrinë të shijojë fitore. /ORAinfo/

Komento: