Sot varroset gazetari Arton Turkaj

08:13 | 28 Dhjetor 2023
sot-varroset-gazetari-arton-turkaj

Gazetari, Arton Turkaj, do të varroset sot.

Ceremonia e tij e varrimit do të mbahet në ora 14:00 në Banjë të Istogut.

Ai vdiq të mërkurën si pasojë e infarktit.

Gjatë ditës së djeshme ky rast ngjalli shumë reagime, e të shumta ishin edhe ngushëllimet për familjen Turkaj, në mesin të cilëve dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Arton Turkaj, ishte edhe personazh i njohur i rrjeteve sociale.

Ai u shqua për humorin e tij.

Arton Turkaj

Komento: