Policia e Kosovës ka hapur hetimet për vdekjen e një gruaje pasi shkoi për kontroll në një QKMF në Skenderaj.
Sipas policisë, gruaja që ishte me nevoja të veçanta ishte alivanosur në korridorin e QKMD-së dhe ka vdekur.
Sipas familjarëve të viktimës ajo ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Bekim Berisha, Skenderaj 27.12.2023-08:18. Viktima femër kosovare (me nevoja të veçanta) pasi ka shkuar për kontroll mjekësor në QKMF-Skenderaj, e njëjta është alivanosur në korridor dhe ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin. Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Front Online