Policia në Lipjan vihet në kërkim të të dyshuarit për vjedhje të identitetit

23:38 | 28 Dhjetor 2023
policia-ne-lipjan-vihet-ne-kerkim-te-te-dyshuarit-per-vjedhje-te-identitetit

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Lipjanit është vënë në kërkim të një personi të dyshuar për vjedhje të identitetit dhe pajisje të qasjes.

Policia ka publikuar edhe fotografinë e personit në fjalë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast ‘Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’, që është raportuar në polici me datën 08.11.2023”.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Komento: