Presidentja Osmani dekreton ambasadorin e Kosovës në Zvicër, ky është shefi i ri i misionit në Bern

08:33 | 29 Dhjetor 2023
presidentja-osmani-dekreton-ambasadorin-e-kosoves-ne-zvicer,-ky-eshte-shefi-i-ri-i-misionit-ne-bern

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar Mentor Latifin, ambasador në Konfederatën Zvicerane.

Dekreti është nënshkruar nga presidentja Osmani më datën 21 dhjetor.

“z.Mentor Latifi emërohet Shef i Misionit/Ambasador i Republikës së Kosovës në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bern.”, thuhet në dekret.

Tutje, në dekret thuhet se ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të ndërmarrë të  gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.

Latifi do ta zëvendësojë Sami Ukellin, i cili deri më tani ka qenë ambasador i Kosovës në Zvicër.

Komento: