Arrestohet një person në Obiliq, vidhte thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut

09:28 | 29 Dhjetor 2023
arrestohet-nje-person-ne-obiliq,-vidhte-thengjill-nga-shiritat-transportues-te-kek-ut

Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjtë është kapur duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se është kapur duke e mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut. Automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë./Front Online

Komento: