Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e dy personave

09:30 | 29 Dhjetor 2023
policia-kerkon-bashkepunim-nga-qytetaret-per-arrestimin-e-dy-personave

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të siguruar vendndodhjen e dy personave.

Të njëjtit dyshohen për përfshirje “Vjedhje e rëndë”, që ka ndodhur më datën 05.08.2023, në Fushë Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e rëndë që ka ndodhur me datën 05.08.2023, në Fushë Kosovë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Komento: