Legjenda shqiptare e futbollit, Shefki Kuqi, është gati për të nisur aventurën e tij të parë si trajner në futbollin kosovar
.
Ai ka arritur marrëveshje tashmë me Feronikelin ’74, skuadër të cilën do ta drejtojë për së paku deri në fund të sezonit.
Kjo është konfirmuar për “Gazeta Express” nga presidenti i klubit nga Drenasi, Erlind Krasniqi.
Krasniqi gjithashtu paralajmëroi se do të ketë edhe ndryshime tjera te klubi që i udhëheq.
“Po, Shefki Kuqi është trajneri i ri i Feronikelit ’74. Po e vazhdojmë me të për t’i arritur objektivat. Në këtë afat të janarit do të ketë edhe ndryshime tjera”, u shpreh Krasniqi.
Vushtrriasi do të zëvendësojë të larguarin, Xhengiz Rexhepi.
Feronikeli ’74 për Kuqin do të jetë skuadra e katërt në karrierën e tij si trajner, pas FC Honka, PK-35 dhe FC Inter Turku.
“Nikli” sezonin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e shtatë, me 21 pikë të grumbulluara pas 18 xhirove.