Realizohet udhëtimi i parë pa viza, grupi i organizuar nga Qeveria niset për në Vjenë

10:56 | 01 Janar 2024
realizohet-udhetimi-i-pare-pa-viza,-grupi-i-organizuar-nga-qeveria-niset-per-ne-vjene

Qeveria e Kosovës ka organizuar një grup i cili do t’a realizojë udhëtimin e parë pa viza nga Kosova për në Vjenë.

Paraprakisht, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë ku është shprehur i lumtur që qytetarët e Kosovës nga sot do të lëvizin lirshëm.

Ai tha se me heqjen e vizave është hequr një padrejtësi dhe është fituar, siç u shpreh ai, një e drejtë e rëndësishme.

Komento: