Conte – Milan, lajm i papritur nga Italia

12:14 | 25 Prill 2019

Milan ka javë qe nuk e ka shijuar fitoren.

Drejtuesit e Milan tani po mendojnë seriozisht për largimin e Gennaro Gattusos.

Në listë për të marrë dretimin e Milanit janë disa trajner si, Maurizio Sarri, Gian Piero Gasperini dhe Rudi Garcia.

Mirëpo La Gazzetta dello Sport raporton sot se klubi ‘Kuq e Zi’ ëndërron që në ‘San Siro’ ta sjell Antonio Conte, përcjell ORAinfo.

Ky i fundit është pa skuadër që nga shkakrimi nga Chelsea. Të interesuar për të janë edhe Inter e Bayern Munich, mirëpo Milan ka kohë që ka filluar bisedimet me Conten.

Se a do të këtë marrëveshje këtë do ta kuptojmë shumë shpejt. /ORAinfo/

Komento: