
Sipas Fondit Kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, fajin për mos ruajtën dhe restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore e ka Qeveria.
Drejtori Sali Shoshi nga CHwB thotë se nuk mjafton vetëm restaurimi duhet funksion i ri.
Ai thotë se ju mungon plani për menaxhim objekteve kulturore.
“Politikat e qeverisë janë që nuk e shohin trashëgimin në ndonjë kontekst më të gjerë në mënyrë që këto jo vetëm të restaurohen por edhe t’i shërbejnë komunitetit aty ku ato gjinden ta kenë një funksion të ri. Shpesh intervenimet që bëhen prap kanë nevojë për përkujdesje se mundën sërish me u shkatërru se nuk ka planë se si të menaxhohen pas intervenimit”.
Kjo është mënyra se si duhet të veprojë Qeveria karshi kësaj situate, sipas Shoshit.
“Restaurimi nuk është fundi i procesit por fillimi ku monumenti i kthehet shoqërisë ku aty shfrytëzohet dhe ka njerëz që në baza ditore të mirëmbahen këtë është dashur ta aplikoj qeveria jonë”, theksoi Shoshi.
Ndryshe nga Shoshi i CHwB, nga Organizata Kulturore “7 Arte” kanë qëndrim tjetër.
Në përgjigjen e tyre dhënë Front Online, thonë se në Mitrovicë institucionet janë mjaftë aktive në ruajtën e trashëgimisë kulturore.
Pesë investime janë duke ndodh momentalisht, thonë nga kjo organizatë.
“Institucionet janë mjaftë aktive sa i përket trashëgimisë kulturore. Diku rreth pesë investime janë duke ndodh në trashëgimin kulturore gjë që s’ka ndodh që disa vite. Ka një dinamik të mirë me këtë do të kemi objekte të mbrojtura sipas standardeve që kërkohen dhe të shfrytëzuara nga komuniteti”, thuhet në përgjigje.