Gjuan me armë në aheng familjar, arrestohet shtetasi gjerman në Podujevë

09:13 | 03 Janar 2024
gjuan-me-arme-ne-aheng-familjar,-arrestohet-shtetasi-gjerman-ne-podujeve

Në fshatin Kërpimeh të Podujevës është arrestuar një person i dyshuar, shtetas gjerman, pasi raportohet se me datë 28.12.2023 kishte shtënë me armë në një aheng familjar.

Policia njofton se i njëjti e ka dorëzuar një pistoletë me gas si dhe një karikator.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Front Online

Komento: