MTS gjobitet mbi 1.5 milionë € nga Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë, synonte rritjen e biznesit në kundërshtim me Ligjin

09:33 | 03 Janar 2024
mts-gjobitet-mbi-1.5-milione-e-nga-autoriteti-i-konkurrences-ne-kosove,-synonte-rritjen-e-biznesit-ne-kundershtim-me-ligjin


Përndryshe, ditë më parë Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës ka njoftuar se ndërmarrjes MTS d.o.o, dega në Kosovë, ia ka shqiptuar gjobën prej 1 milion, 563 mijë e 959.29 euro, duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

AKRK-ja në vendimin e saj ka thënë se MTS d.o.o. ka shkelur dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100 për qind të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International.

“Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës njofton opinionin se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, më saktësisht në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës ka marrë vendim që Ndërmarrjes MTS d.o.o Dega në Kosovë t’i shqiptohet masa e sanksionit administrativ-gjoba në shumë prej 1,563,959.26 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e nëntë euro e njëzetë e gjashtë cent). AKRK njofton se Ndërmarrja MTS d.o.o ka shkelur dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100% të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International”, thuhet në vendimin.

Në vendim thuhej se paratë e gjobës duhet të derdhen në llogarinë bankare të buxhetit të Kosovës.
AKRK-ja i kishte hapur dy procese të ndryshme ndaj MTS-së, që është degë e Telekomit të Serbisë.
Rasti i parë, për të cilën ka shqiptuar gjobë, kishte të bënte me blerjen e katër operatorëve të tjerë të vegjël që ofrojnë po ashtu shërbime të integruara të internetit e televizionit kabllor pa e njoftuar Autoritetin e Konkurrencës.
Ndërsa e dyta ka të bëjë me atë se po synohet edhe blerja e operatorit “Net Plus” të Graçanicës me mbi 30 për qind të tregut në këtë komunë.

Komento: