
Në një intervistë për “Radio Gorazdevac”, zëvëndëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, e ka sulmuar rëndë Gjykatën Kushtetuese të vendit. Ai ka deklaruar se kjo gjykatë nuk është kredibile dhe sipas tij vendimet e saj janë produkt i një mjedisi të korruptuar dhe se nuk i shërbën drejtësisë. Ndaj sulmit që i ka bërë Kushtetueses, ka reaguar Lutfi Haziri, nënkryetar në LDK.
Haziri ia ka kujtuar Bislimit se Gjykata Kushtetuese e ka krijuar ambientin që LVV t’i fitojë zgjedhjet.
Haziri i thotë Bislimit se në këtë mënyrë po shkakton pasiguri juridike, duke e quajtur edhe “kontrovers”.
Reagimi i plotë i Hazirit: